PD si Vetëvendosje, Basha thotë se protesta do të jetë kombinim edhe jashtë edhe brenda salle

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë që drejton se ditën e nesërme, protesta e opozitës do të jetë një aksion i kombinuar i “deputetëve në Parlament dhe qytetarëve jashtë sallës”.

“Do të bëjmë çmos të ndalojmë projektbuxhetin e varfërisë dhe recensionit më të thellë. Qytetarët do të bëjnë një protestë paqësore jashtë për largimin e qeverisë së rrezikut kombëtar. Kjo qeveri është virus dhe prej saj vijnë vetëm lajme të këqia”, tha Basha në fjalën e tij, raporton Top Channel.

Kreu i opozitës shtoi se “perspektiva e katastrofës nuk është më parashikim, por një realitet që po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë po e lejuam”.

“Prandaj i bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të larguar këtë qeveri, të diktojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhje të reja dhe të votojmë më pas për atë që duam. Kjo është zgjidhja”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here