PD dënon ultimatumet partiake ndaj policisë

0

PRISHTINË, 28 JANAR – Partia e Drejtësisë, i ka dënuar sot përmes një komunikate shtypi zhvillimet e dhunshme në protestën e së martës në Prishtinë. Në veqanti kjo parti i ka dënuar “ultimatumet partiake ndaj organeve shtetërore të sigurisë”, duke i vlerësuar si “tejet të dëmshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, policisë së shtetit, dhe imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”. Për PD-në, “është e papranueshme dhuna e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës”. “PD e mbështet Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saja për të realizuar objektivat strategjike në një mjedis tejet kompleks, social-ekonomik dhe politik”, është theksuar nga PD. “Gjitashtu, PD mbështet fuqishëm qëndrimin e Qeverisë që me prioritet të merret me çështje të rëndësisë strategjike shtetërore si me ndryshimet kushtetuese, dhe jo me deklarata individuale të politikanëve të papërgjegjshëm sa do të rënda dhe të papranueshme të jenë ato”, është vequar nga PD e cila ka apeluar te subjektet politike opozitare që të përmbahen nga organizimet e ngjashme politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here