Basha i gabon datat, Rama e tallë keq në rrjete sociale

0

Demokratët u mblodhën në “Varrezat e Dëshmorëve” për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, duke vijuar traditën e injorimit të 29 Nëntorit.

Pas homazheve dhe himnit kombëtar, kryetari demokrat u ndal për një mesazh me gazetarët.

Numrat nuk kanë qenë asnjëherë pika e fortë e Lulzim Bashës, por konfuzioni i datave duket se e hutoi.

“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.

Kryedemokrati mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skënderbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.

Gafën e dyfishtë nuk ia fali Edi Rama, që postoi në rrjetet sociale videon e duke u gajasur me kreun e opozitës.

Embedded video

Edi Rama

@ediramaal

Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444🙃Flm që na bën të qeshim😂

92 people are talking about this

“Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5 shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim”, shkruan Rama në Twitter teksa e cilëson Bashën sërish artist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here