Pavarësi e zbehtë, vlerësojnë të rinjt nga Mitrovica

0

Pavarësi e zbehtë po iu duket një grupi të të rinjve nga Mitrovica ajo e Kosovës. Sipas tyre, ajo nuk po ngjallë asfarë shprese. Ata kanë renditur edhe arsyet që e bëjnë të zbehtë Pavarësinë e Kosovës. Ky grup thërret qytetarët që të vetëdijësohen karrshi politikave të këqija.

Më poshtë kumtesa e plotë:

Pёr ҫdo vit kalendari sjellё datёn e shpalljes sё Pavarsisё, nё tё cilёn natyrisht shumica festojnё. Por nё qytetin tonë, këta përvjetorë ende nuk po sjellin shpresёn pёr njё tё ardhme mё tё mirё.

Mitrovica ka disa arsye, tё cilat ende vazhdojnë të zbehin festёn e Pavarsisё:
1. Shkalla e papunësisё ёshtё afër 60%.
2. Investimet mungojnё me vite tё tёra dhe nuk është zhvilluar asnjё politikё serioze pёr t’i stimuluar ato.
3. Fryma e afarizmit vazhdon tё jetё e dobёt.
4. Struktura e ndёrrmarjeve tё reja nuk e ka kaluar as 5%.
5. Zonat rurale tё qytetit pёrkundёr faktit qё kanë kushte potenciale pёr zhvillim, ato janё kryesisht tё varfëra, pa ndonjё investim tё caktuar nё tёrё kёto vite.
6. Qyteti jonё pёrballet edhe me njё infrastruktrё jo tё mirё.
7. Dhe ҫ’ёshtё mё e keqja, me qytetin tonё ende manovrohet politikisht, kur dihet qё kёto manovrime na kanё humbur vlerat, qё i kishim tё shumta dikur.


Vetedijёsohu, duke ngritur qytetarizmin aktiv, i cili do sjellё njё presion ndaj politikbёrjes sё keqe, e cila tashmё e 7 vite po vazhdon me e ngulfatё qytetin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here