Pasuria e burrit nuk eshte e gruas

0

Zana Avdiu

Kerkesa qe çikat me heq dore prej pasunise, behet me arsyetimin qe ajo gjene pasuni te burri. E gjithashtu edhe me ate se cikat nuk kujdesen per prinderit, nuk mund ti marrin me vete ata, e tu kane keshtu, atyne as neper mend nuk ben me iu shku me marre pasunine te prinderit.

A po e shihni sa hipokrizi ka ne keto arsyetime? Arsyeja e dyte, e demanton te paren.

Fillimisht, duhet ta kemi te qarte qe pasunia e burrit nuk eshte e gruas. Ajo asnjehere nuk mundet te bej dicka me ate pasuni. Nuk mundet ta perdore ate sipas qejfit e vullnetit te saj. Madje, edhe stolite qe i jepen si dhurate kur te martohen, nuk jane te saj. As me ato nuk mund te bej asgje, pa lejen e burrit ose te familjes se tij. Edhe ne rast ndarje, ajo i kthen te gjitha ato. Madje, edhe fustanet! E kjo eshte arsyeja, pse ajo nuk mundet me u kujdes per prinderit. Sepse qysh e thash edhe ne fillim, pasunia e burrit, nuk eshte e gruas. Ajo i nenshtrohet burrit edhe familjes se tij, dhe duhet te sherbej vetem per ta.

Shpesh e degjon edhe kete shprehje “qaty ku han, qaty duhet me sherby”.

Dmth, te na martesa llogaritet si lloj pune, per grate. Duhesh me shku, me i ofru sherbime seksuale, lindje te femijeve dhe kujdes per shtepine. Si shperblim (pagese) e ke buken qe e han. Kurgjo ma shume!

Merrne ate qe ju takon, sepse kerkush nuk ju fale kurgjo. Bile, po ua marrin edhe ate qe eshte e juja!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here