Pastrimi i veshit me pambuk? Hiqni dorë sa më shpejt

0

Shkopinjtë me pambuk në majë, mund të jenë shkaktarët për shumicën e infeksioneve të veshit.

Ne përdorim tavolinën për të çlodhur këmbët, librat për të niveluar tavolinat dhe sodën për të pastruar rrobat. Shumë produkte të konsumit të përditshëm përdoren për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin janë krijuar.

Këtu mund të futim dhe pambukët që përdorim për pastrimin veshëve ama ka një problem të madh: ato janë e vetmja gjë që përdoren pikërisht për atë qëllim për të cilin prodhuesit e kanë ndaluar në mënyrë kategorike që të përdoret.

Kjo metodë po dëmton veshin tuaj.

Nëse keni patur dhimbje në aparatin tuaj të dëgjimit, me siguri shkaktari ka qenë pikërisht mjeti që keni përdorur për ta pastruar, shkruan Anabel. Ju jo vetëm që nuk e keni pastruar veshin tuaj nga dylli, por e keni shtyrë atë më në brendësi.

Në këtë përfundim kanë dalë specialistët në Britaninë e Madhe. Në vend të tyre, mund të përdorni vaj bebesh. Hidheni atë në një shishe ku mbahet zakonisht ilaçi i syve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here