Pasoja fatale nga vozitja e pakujdesshme

0

Shoferë të pakujdesshëm nga të gjitha anët e Kosovës kanë shkaktuar gjatë 24 orëshit të fundit shumë aksidente, gjatë të cilave veq vetes i kanë dëmtuar edhe shumë persona të tjerë të pafajshëm. Fillimisht në fshatin Ramun të Pejës një mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën “Seat Toledo”, siq ka raportuar Policia e Kosovës nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka dalë në shiritin e kundërt dhe është ndeshur me një kamion, që drejtohej nga një qytetar poashtu i përkatësisë etnike shqiptare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e të dy automjeteve. Nga lëndimet e marra drejtuesi i automjetit “Seat Toledo” i cili edhe e kishte shkaktuar aksidentin ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Në fshatin Bellanicë të Malishevës një shofer duke lëvizur me veturën “Opel Vectra” nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e ka goditur një biçiklist të mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Një femër ndërkaq në fshatin Gjinovc të Suharekës duke e drejtuar veturën e saj, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën, me ç’rast ka dalë jashtë rruge duke e goditur një pengesë të betonit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vet shoferja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Në Prizren ka ndodhë edhe më keq. Një shofer i panjohur atje duke lëvizur me veturën “Opel Astra” nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e ka goditur një këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në Prishtinë ndërkaq dje është arrestuar një shofer i cili para afro dy javësh e kishte goditur një këmbësor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Këmbësori i lënduar ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë e më pas ishte liruar për në shtëpi. Pas një pune hetimore, është identifikuar dhe arrestuar shkaktari i këtij aksidenti dhe me urdhër të prokurorit është dërguar drejtë e në burg. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëshit në tërë vendin janë shkaktuar një aksident fatal me një viktimë, 14 aksidente me të lënduar dhe 19 aksidente pa të lënduar. Policia e trafikut gjatë kësaj kohe i ka shqiptuar 826 gjoba trafiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here