Pasioni për ngjitje dhe fotografim me bikini në maje të maleve i kushton me jetë

0

Nuk ia ka dalë Gigi Wu, e njohur si “alpinistja me bikini”, e famshme për ‘selfie’-t e saj në majë të maleve. Të shtunën, 36-vjeçarja kishte paralajmëruar miqtë, duke i shpjeguar se ishte rrëzuar në një shpat të parkut kombëtar Yushan (Tajvan) dhe se ishte plagosur rëndë.

Për shkak të kohës së keqe, ndihma e shpejtë vonoi. Më pas, trupi i pajetë u lokalizua të hënën.

E lindur në New Taipei, Gigi Wu, kishte arritur një famë të madhe në rrjetet sociale, përmes fotove të saj në majë të maleve e veshur në bikini. Në një intervistë, ajo ka thënë se kishte ngjitur më shumë se 100 maja malesh në katër vjet. “Kam vendosur nga një bikini në secilën prej 100 maleve”.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here