Pasi grindet me gruan, burri ecën 450 kilometra në këmbë për të qetësuar nervat

0

Një burrë në Komo të Italisë nuk e kaloi lehtë grindjen me bashkëshorten e tij.

Pas kësaj, ai eci në këmbë për 450 kilometra për të qetësuar nervat.

Ai u ndalua nga një patrullë policie pas mesnate, dhe pasi përfundoi në komisariat tregoi se prej një jave nuk kishte kontakte me familjarët.

Siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kur policët e ndaluan në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe e dinte se ku po shkonte, por ishte i lodhur dhe i ftohur.

“Unë eca deri këtu pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here