Pasi është qëlluar me 16 plumba i ka fituar 5 milion e 500 mijë dollarë

0

Pasi është qëlluar me 16 plumba i ka fituar 5 milion e 500 mijë dollarë

Dustin Theoharis, banor i Washtingtonit, më 11 shkurt 2012, kur ishte zgjuar pas një dremitjeje ishte qëlluar 16 herë me armë zjarri nga dy policë. Ata po mendonin se Theoharis po e kërkonte armën derisa ai po e kërkonte ID kartën e tij në portofol dhe kishin pasuar të shtënat nga afër.Ky qytetar e ka paditur shtetin për këtë rast dhe së pari i ka fituar 3 milion dollarë, ndërkaq në një padi tjetër edhe 2 milion e 500 mijë dollarë të tjerë. Në një intervistë për “Seattle Times”, ai megjithatë është përpjekur t’i arsyetojë policët. “Është një punë e vështirë që ata kanë për të bërë, nganjëherë ata bëjnë gabime” ka thënë ai. Por gabimi ishte i madh. Theoharis ishte duke marrë një sy gjumë në një apartament që e kishte marrë me qera në shtëpinë e shokut të tij Cole Harrison në Auburn, Washington kur atë e kishin takuar policët të cilët ishin në kërkim të djalit të mikut të tij Harrisonit, i cili ishte një kriminel i dënuar.
Pra zëvendës sherifi i Qarkut në Washington, Aaron Thompson dhe oficeri korrektues Kristopher Rongen në vend të personit që po e kërkonin e kishin gjetur Theoharisin.
“U zgjova dhe aty ishin dy djemë në këmbë, në derë,” ka treguar Theoharis për “Times”. “Ata më kërkuan ID-në, unë shkova për ta marrë atë dhe ky ishte momenti kur unë u qëllova.”
Oficerët kishin hapur zjarr, duke e goditur Theoharisin në nofulla, në pjesën e epërme dhe të poshtme të krahëve, në dorën e tij, në supe, në abdomen, dhe në të dy këmbët. Ai kurrë nuk ka dalë nga shtrati që atëherë.
Theoharis e ka bërë padinë për 20 milionë dollarë, por ia ka dalë t’i nxjerrë në dy raste 5 milion e 500 mijë dollarë.
Oficerët Thompson dhe Rongen që e kishin qëlluar gabimisht këtë qytetar kurrë nuk janë akuzuar.
Shuma e fituar mund të duket e madhe por Theoharis ka më shumë operacione në të ardhmen e tij, ka për të paguar fatura të shumta mjekësore dhe për avokatët e tij.
Jeta e tij kurrë nuk mund të jetë si më parë. Por ai është duke u përpjekur për të parë anën e ndritshme në vështirësinë e tij.
“Unë e di, unë kam qenë me fat, por kjo nuk është kjo diçka me të cilën jam krenuar dhe ajo nëpër të cilën kam kaluar nuk më gëzon”, ka thënë ai për “Times”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here