Pasi e ka ngarkuar paushall me më shumë tatim, komuna e dëmshpërblen me 250 mijë franga

0

Një punëtor ndihmës 41 vjeçar nga Dürnteni, fshat në kantonin e Cyrihut ka paguar gjatë gjithë kohës më shumë tatim se sa i ka takuar. Këtë e ka bërë për shkak se ka pasur problem me shkrim-lexim. Duke mos qenë në gjendje të bëjë plotësimin e formularëve për obligimin tatimor, komuna gjithmonë ia ka nxjerrë tatimin në bazë të vlerësimit paushall.
Ky vlerësim ka ardhur vazhdimisht duke u rritur kështu që i dëmtuari disa herë ka qenë para falimentimit, shkruajnë mediet zvicerane.
Pasi që televizioni “Beobachter TV” e ka publikuar rastin në një emision në vitin 2014, ai është bërë i njohur në gjithë Zvicrën.
Si rezultat, komuna e tij, gjegjësisht asamblea komunale ka marrë një vendim që personit të dëmtuar t`i paguhet një dëmspërblim prej 250 mijë frangash. Krahas kësaj, komuna do të marrë mbi vete edhe pagesën e të gjitha tatimeve eventuale që kantoni ia cakton të dëmtuarit./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here