Pasardhëse e Angela Merkelit u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer

0

Partia Kristiane Demokrate e Gjermanisë e ka zgjedhur pasardhësen e Angela Merkelit. Në këtë pozitë u zgjodh zonja Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo është aleate e Angela Merkelit, ndërsa në garën për ta fituar vendin e kryeates e mposhti biznesmenin milioner, Friedrich Merz në rundin e dytë të procesit zgjedhor.

Ajo nuk do të emërtohet automatikisht në pozitën e kancelares, por ka gjasa të mëdha për këtë në rast të dorëheqjes së zonjës Merkel apo në rast të shkarkimit të saj. Në anën tjetër, Angela Merkel ka deklaruar se është e vendosur ta mbajë pozitën e kancelares edhe për tri vitet e ardhshme, ndërsa për këtë vendim e kishte përkrahjen e 56 për qind të gjermanëve.

Pas përfundimit të misionit të Angela Merkelit, Partia Kristiane Demokrate e Gjermanisë e ka zgjedhur pasardhësen e saj. Në këtë pozitë u zgjodh zonja Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo është aleate e Angela Merkelit, ndërsa në garën për ta fituar vendin e kryeates e mposhti biznesmenin milioner, Friedrich Merz në rundin e dytë të procesit zgjedhor.

Kramp-Karrenbauer është përballur me disa sfida gjatë garës për kryetare të partisë. Ajo është munduar të duket sikur po e përkrah Merkelin, por njëkohësisht ka dhënë shenja të qarta se do ta dërgojë partinë në një drejtim të ri.

Ndonëse ajo e ka përkrahur politikën e Merkelit për imigrantët, e ka pranuar se gjatë këtij procesi janë bërë gabime thelbësore dhe ka kërkuar që të ndalohen refugjatët që kanë të kaluar kriminale, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here