Pas vrasjes së mësuesit, Franca u bën thirrje për kujdes francezëve në vendet myslimane

0

Franca i ka paralajmëruar qytetarët e vet që jetojnë ose që do të udhëtojnë drejt vendeve me shumicë myslimane që të kenë kujdes të shtuar për shkak të rritjes së zemërimit pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

Pavarësisht reagimeve të shumta, zyrtarët francezë e mbrojtën atë që e cilësojnë si të drejtë të tyre për publikimin e vizatimeve pasi një student 18-vjeçar me prejardhje çeçene i hoqi kokën një mësuesi që e kishte shfaqur karikaturën e profetit Muhamed para nxënësve.

Në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të martën u publikuan këshilla të reja të sigurisë për qytetarët francezë që ndodhen në Indonezi, Bangladesh, Irak dhe Mauritani, duke u bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Këshilla të ngjashme për shtetasit francezë u publikuan edhe nga Ambasada e Francës në Turqi. Presidenti turk, Rexhep Erdogan, është një nga kritikët më të ashpër të qeverisë franceze ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here