Pas sulmeve të “Plisave”reagon IPKO:”Jemi biznes kosovar”

0

Operatori i telefonisë mobile, IPKO ka reaguar pas sulmeve që i ka pasur nga tifozët e futbollit Plisat, për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Slloveni.

Zëdhënësi i IPKO-së, Alban Kastrati ka thënë për Indeksonline se puna është duke vazhduar dhe se nuk ka dëme materiale. Ai ka thënë se IPKO është binzes kosovar dhe fokusin e ka në Kosovë të ofroj shërbime sa më cilësore
“Ne ndjejmë keqardhje për incidentin tek dyqani jonë në Sheshin Nene Tereza, por e konfirmojmë se asgjë serioze nuk ka ndodhur, dhe se puna është duke vazhduar normalisht, dhe nuk ka dëme materiale që janë shkaktuar. IPKO është biznes kosovar, i cili gjithë fokusin e saj e ka tek kosovarët dhe ofrimi i produkteve dhe shërbimeve sa më cilësore të telekomunikimit në Kosovë”, ka thënë Kastrati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here