Pas rizgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së pasojnë reagime të ndryshme të delegatëve

0
Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë. Ai procesin e sotëm të LDK-së e ka cilësuar si vrasje të shpirtit të demokracisë.
Ai ka uruar që LDK-ja pas këtij procesi zgjedhor të kthjellët.
Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, pavarësisht mospajtimeve ka thënë se Isa Mustafën e njeh për kryetar të LDK-së. “E njohim si kryetar Isa Mustafën përkundër këtij procesi, megjithatë ishte një proces zgjedhor me mangësi”, është shprehur ajo.
Kryetari i Degës së LDK-së në Therandës, Sali Asllanaj, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë ka qenë i rregullt. “E konsideroj të rregullt procesin”, ka deklaruar Asllanaj, transmeton “Kallxo.com”.
Melihate Tërmkolli, pasi ka dhënë votën e saj në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se sot ishte një Kuvend i mirë, dhe nuk është problem i madh që nuk pati më shumë kandidatë.
Sipas saj, LDK-ja nuk punon me shantazhe dhe presion. “Do të ishte mirë që brenda me qenë edhe mediet, por kryesia ka vendosur ashtu. S’ka më ndarje në LDK. Ajo e ka kryer ndarjen në 2006-n dhe ajo vetëm do të rritet”, ka deklaruar Tërmkolli, para gazetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here