Pas një zënke me babain deputet, kryen atentat vetëvrasës për IS-is

0
epa04445512 Iraqis observe the scene of a bomb attack in Kirkuk, northern Iraq, 13 October 2014. A bomb attached to a motorcycle went off near a police patrol in central Kirkuk, killing three policemen and one civilian and wounding 22 others, police said. EPA/KHALIL AL-A'NEI

Deputeti jordanez Mazen Dalaeen ka bërë të ditur se djali i tij ka kryer një atentat vetëvrasës në Irak, tre muaj pasi ishte larguar nga familja, për t’u bashkuar me terroristët e Shtetit Islamik.

Dalaeen tha se për herë të fundit e ka parë të birin 23-vjeçar, Mohammed, në Ukrainë, ku studionte për mjekësi.

I riu jordanez është nisur për Irak pas një zënke që ka pasur me të atin mbi Shtetin Islamik dhe idetë që ai propagandon. Babai i tij është vënë në dijeni për vdekjen e të birit nga një faqe e ISIS-it, e cila ka postuar foton pas sulmit kamikaz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here