Pas miratimit te rezolutës në Kuvend,policia nuk lejon autobusët me migrant ilegal të kalojnë në Serbi

0

Policia e ka kthyer mbrapsht dy autobusë nga pika kuftare e Merdares. Autobusët nuk kanë pasur licencë dhe e kanë tejkaluar numrin e udhëtarëve që duhet të kenë.

Pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për parandalimin e migrimit legal, Policia e Kosovës sonte deri në këto momente nuk i kanë lënë të kalojnë në Merdare gjashtë autobusë me kosovarë.

Një person që gjendet në Merdare i ka thënë Indeksonline se Policia i ka parkuar autobusët në terminal dhe nuk po i lë të kalojnë në territorin serb.

“Autobusët kanë pasur rreth 30 udhëtare më shumë sesa lejohet”, ka thënë një zyrtar policor për Indeksonline.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here