Pas Metës, në prokurori edhe Saimir Tahiri

0

Menjëherë pas Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në Prokurorinë për Krimet e Rënda ka hyrë për të dëshmuar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ministri është personi i parë i vënë në dijeni nga deputeti Tom Doshi për shqetësimin që kishte pas informacioneve të marra se Ilir Meta kishte paguar për ta eliminuar fizikisht.

Ministri Tahiri e ka pohuar vetë këtë fakt, madje në një konferencë për shtyp të mbajtur dy ditë më parë pranoi se e kishte takuar të paktën dy herë personin që pretendohet se do të kryente atentatin ndaj Tom Doshit.

Pranimin e këtij fakti opozita e ka konsideruar skandal dhe shkelje të hapur të ligjit, duke sqaruar se ligji e detyron atë që në raste të tilla të bëjë denoncim pranë organeve të rendit e drejtësisë.

Ministri Tahiri pohoi në deklaratën e tij se kishte menduar që versioni i Tom Doshit dhe Durim Bamit, personit të paguar për ta vrarë deputetin, ishte i pabesueshëm.

Mendimin e tij, ai tha se ia kishte paraqitur edhe kryeministrit. Edhe kreu i qeverisë, Rama, në dijeni të denoncimti të Doshit 5 muaj më parë, do të dëshmojë sot në prokurori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here