Pas daljes nga Qeveria: Lista Serbe zotohet se do të formojë vet Asociacionin

0

Lista Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës, dhe pastaj në fund të muajit të ardhshëm vet do të fillojnë të formojnë Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë Goran Rakiq.

Siç tha ai, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë është informuar për këtë, me të cilën përfaqësuesit e Listës Serbe kishin një takim në Beograd, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se në seancën e Kuvendit që do ta mbajnë në veri të Mitrovicës, do të propozojnë se më 20 prill, do të nisin vet të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, njofton lajm.net

Ai theksoi se pas ngjarjeve të djeshme në Kosovë, Lista Serbe nuk do të jetë më e heshtur.

“Pas sulmit të djeshëm terrorist ndaj qytetarëve serbë të paarmatosur në Mitrovicë dhe ndaj përfaqësuesit të qeverisë serbe, ne si përfaqësuesit legjitim të serbëve nuk mund të jemi të pagojë dhe nuk mund të rrimë të heshtur më ”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here