Pas 9 orë bisedimesh të tensionuara Isa Mustafa pret marrëveshje për të katër çështjet

0

 

Pas rreth 9 orë bisedimesh të tensionuara, është shënuar një ndërprerje e dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel, por jo për shkak të tensioneve.

Ndërprerja sipas koha.net ka ndodhur shkaku i obligimeve të kryediplomates evropiane, Federica Mogherini e cila ka patur në agjendë pjesëmarrjen në samitin BE-Kinë. Dialogu është paraparë të vazhdojë në ora 20:30 kur pritet edhe nënshkrimi i mundshëm i marrëveshjeve.

Në ndërkohë  kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka folur për mediat e interesuara pas ndërprëerjes së bisedimeve.

“Po punojmë në të katër fushat në përpjekje për arritjen e marrëveshjeve dhe nënshkrimin e tyre. E kam ndërruar biletën, nuk do të udhëtoj sonte në Berlin, por nesër në mëngjes”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se është shënuar përparim në bisedime dhe janë përafruar qëndrimet sa i përket Bashkësisë së Komunave Serbe dhe telekomunikacionit.

“Shpresoj se deri në fund të këtij raundi të bisedimeve do të arrijmë marrëveshje rreth 4 çështjeve për të cilat po bisedojmë”, ka thënë Mustafa sipas mediave serbe.

“Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës në takimin paraprak kishin arritur përparim të mirë ndërkaq tani po punojnë në finalizimin e marrëveshjeve”, ka thënë për B 92, Maja Kociançiç. Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka bërë me dije se nga takimi i kaluare deri tani ka patur punë intensive nga grupet punuese rreth 4 temave që sot janë në tavolinë.

Tema më probleatike merret vesh të ketë qenë Bashkësia e Komunave Serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here