Pas 70 vitesh u ekzekutua një grua në Amerikë

0

Një gjykatë në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ekzekutuar për herë të parë në 70 vite një grua. Viktima është Kelly Gissendaner, e cila u dënua me vdekje për planifikimin e vrasjes së bashkëshortit, e dënuar me vdekje në vitin 1997. Më pas ky krim u krye nga ish i dashuri i saj i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Ekzekutimi u bë të mërkurën në mëngjes nëpërmjet një injeksioni vdekjeprurës. Sipas medieve ndërkombëtare, Bordi i Faljeve dhe i Lirimit me kusht kishte marrë një letër nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Me anë të asaj letre, Ati i Shenjtë, bënte thirrje të vazhdueshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, që dënimi me vdekje të mos përfshihej më në legjislacionet moderne.

Por, mesa shihet as letra dhe as mesazhet e kreut të Vatikanit nuk mundën të sillnin një ndryshim të vendimit te Gjykatës. Në fjalët e saj të fundit, Gissendaner dërgoi një mesazh të ngrohtë për tre fëmijët e saj.

Ky ishte ekzekutimi i parë që prej thirrjes së Papa Françeskut për të eliminuar dënimet me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë planifikuar edhe pesë dënime të njëjta. Pritet të shihet nëse institucionet ligjvënëse të vendit do të marrin parasysh këshillat e Atit të Shenjtë.

4368-1-620x356

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here