Pas 7 vitesh maçoku rikthehet në shtëpi

0

Pas 7 vitesh, një familje në Berlin mori një surprizë shumë të bukur për Krishtlindje, pasi maçoku e tyre Miko u rikthye në shtëpi. Maçoku bardh e zi kishte humbur që në vitin 2008.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve u shpreh: “Familja nga Charlottenburg, lagje në Gjermani, ka përjetuar një histori të veçantë për Krishtlindje, një nga ato historitë që kanë fund të lumtur. Ata mësuan në ditën e Krishtlindjes se maçoku i tyre Miko u gjet, shtatë vjet më vonë”.

Sipas medieve ndërkombëtare, Miko u gjet në Kreuzberg të Berlinit vetëm disa kilometra larg nga shtëpia e vjetër. Ai u dërgua në një strehë, ndërsa punonjësit telefonuan familjen, pasi maçoku kishte një çip identifikimi. “Pas disa vitesh në arrati,  Miko është dobësuar ca, por është i shëndetshëm”,  i ka thënë veterineri familjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here