Pas 60 vitesh kërkon prindërit biologjik, ai zbulon se ishte djal sulltani

0

Një 62-vjeçar, i cili ishte adoptuar që kur ishte i vogël, vendosi që të kërkonte prindërit e tij biologjik. Keith Williams, një tregtar qymyri nga Uellsi, u habit nga ajo që mësoi. Sipas “The Mirror”, ai ishte djali i parë i një sulltani nga Malajzia.

Kur ishte 2 vjeç, Williams u adoptua dhe vetëm në moshën 13-vjeçare ai mësoi se kishte edhe dy prindër biologjikë. Por, atij nuk i shkonte në mendje se kishte gjak mbretëror.

Pas një udhëtimi personal, ai më në fund mësoi të vërtetën. “Kur isha 13 vjeç, mamaja më tha se jam i adoptuar. Nuk e kisha menduar se kam gjak mbretëror dhe vij nga një familje nga ana tjetër e botës”.

62-vjeçari takon nënën e tij biologjike, Elizabeth Rosa, e cila i tregon se babai i tij ishte i familjes mbretërore malajziane.

“Ajo stërvitej në palestër kur u takua me këtë burrin. Ndërkohë, ai studionte në Londër. Të dy dolën bashkë për një kohë. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë, por nuk arriti të gjente më kurrë burrin që dashuroi”, tregon Williams.

Megjithatë, ai ende nuk e ka takuar babanë dhe familjen e tij. “Çdo gjë më duket si një ëndërr. Ende më duket e pabesueshme se jam pjesë e një familjeje mbretërore”, shprehet ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here