Partitë pa parime elementare

0

ALBULENA SEJDIU

Se në Kosovë partitë politike gabojnë përsa u takon parimeve të përgjithshme këtë edhe zogjtë në drunjë e dinë.Por, se është parim që partitë të mos e kenë asnjë parim këtë jo të gjithë e dinë. Rëndom në Kosovë partitë janë krijuar mbi baza vullnetare, me inicativa qytetare e grupore.Përcaktimet për drejtues të tyre janë bërë mbi atributet e individëve si më kredibil brenda llojit përcaktues. Ndoshta mbi të kaluaren apo rrugëtimin kombëtar të tyre. Tani legjitime është të kundrojmë pa hamendje se si funksionojnë ato, mbi ç’parime udhëhiqen. Janë vërtetë demokratike ,apo vetëm inicialet e fjaleve demokratike i mbajnë. Emërues i përbashkët për partitë në Kosovë është te rasti i drejtuesve të tyre të përhershëm pothujse si në monizëm.Karakteristikë tjetër përshkruese është liderizimi i plotfuqishëm autoritar e vendimarrës, ku çdoherë kryetari ka të drejtë, për gjithçfarë që bënë. Lind pytja e thjeshtë: a ka demokraci të brendshme, a ka parime e kritere minimale? Jo s’ka. Ka klane të ngushta që lidhen për interesa favorizuese të formave të ndryshme rreth liderit. Ka shërbesa, ndoshta për qëllime meskine ndaj figures autoritare të Kryetarit. Flitet për parti demokratike e në fakt demokracinë e kane ngulfatur deri në masën, sa që ka vdekur ajo. Nuk ka kriter të meritokracisë, mund të bëhesh në mëngjes anëtar,e në mbrëmje të përfundosh sekretar, nese je i “zoti” t’i gjesh rrugët e “joshjes” që çojnë te Kryetari. Në kuvendet zgjedhore të partive në shumicën e rasteve nuk ka kundërkandidat. Edhe nëse ka guximin ndonje të dalë, ai(ajo)eliminohen akoma pa hyrë në garë. Pra, me forma moniste asgjësohen politikisht kundërkandidatët, kuptohet këtu pa gjakderdhje. Parimi bazë i demokracisë është vota e lire dhe e fshehtë. Në Kosovë as kjo nuk përmbushet, votohet me aklamacion, ajo çka është fundamentale, fundametalisht shkelet. Ata njerëz që kanë vërtetë ambicje duhet të jenë “shërbyes të shkathët”,e jo të zgjuar, të aftë e parimor, nëse duan parti të drejtojnë. Dallimi më i Kosovës me Korenë e Veriut në planin e subjektit politik duhet të jetë vetëm ai i anës gjeografike. Sidoqoftë mbetet të shpresohet që ndryshimet e kërkuara edhe të përjetohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here