Partitë në pushtet e lëshojnë sallën që të pamundësojnë kuorumin në legjislativ

0

Një seancë e Kuvendit Komunal të Malishevës e ftuar për sot nga opozita për “Gjendjen në arsimin e Komunës së Malishevës”, ka dështuar pasi shumica e anëtarëve të kuvendit, dy partitë në pushtet e kanë lëshuar sallën, para se të hedhej në votim rendi i ditës. Në fillim të seancës, udhëheqësi i anëtarëve të LDK-së në KK të Malishevës, Januz Kastrati, ka thënë se grupi i LDK-së, nuk është për mbajtjen e seancës, pasi nuk kanë material për këtë pikë të rendit të ditës. Të njëjtën e gjë e ka thënë edhe udhëheqësi i grupit të Nismës për Kosovën Avdi Morina, pasi përveç që ka mungesë materiali, “për arsimin është diskutuar në mbledhjen e kaluar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e muajit të ardhshëm përsëri”. Ndonëse Valon Hoti nga LVV dhe Izet Morina nga PDK kanë insistuar që të mbahet mbledhja anëtarët e Nismës dhe LDK-së, e kanë lëshuar sallën, duke shkaktuar mungesë kuorumi. Nisma dhe LDK para pak kohësh kanë lidhë koalicion për qeverisjen lokale të Malishevës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here