Partia e Vuçiqit rritet në Kosovë, i shtohen 200 anëtarë

0

Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) të Aleksandar Vuçiqit dhe Tomislav Nikoliqit, në Anamoravë iu bashkuan 2000 anëtarë të rinj, ka deklaruar në Zebincë të Novobërdës drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili është edhe zyrtar i lartë i kësaj partie.

Gjuriq, duke iu drejtuar të tubuarve ka thënë se 2.000 njerëzit e rinj që ditëve të fundit iu kanë bashkuar SNS-së në Anamoravë, janë dëshmitarë se njerëzit tanë nuk heqin dorë nga e ardhmja e tyre, njofton Tanjug, transmeton Koha.net.

Ai u ka thënë partiakëve të rinj se ata kanë hyrë në partinë e cila interesat e Serbisë i ka para interesave personale dhe ka shtuar se derisa SNS të jetë boshti i Qeverisë së Serbisë dhe derisa Qeverinë e udhëheq Aleksandar Vuçiq, Serbia do të jetë me popullin serb në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq në këtë takim ka theksuar se “duhet të kemi vetëm një vizion, një program – vizioni i ekzistimit të serbëve në Kosovë i cili është i mundshëm përmes programit të SNS –së dhe me ndihmën e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Marko Gjuriqit dhe shtetit të Serbisë”.

Në këtë takim folën edhe prefekti i Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, kryeshefi i të ashtuquajturit Qark të Anamoravës, Sërgjan Mitroviq e të pranishëm ishin edhe ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, prefekti i Shtërpcës dhe ai i Kllokotit, Bratislav Nikoliq e Sreçko Spasiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here