Partia e Ramush Haradinajt kërkon që vendimi i Gjykatës të zbatohet në tërësi

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që drejtohet nga Ramush Haradinaj kërkon që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe të zbatohet ashtu siç është e shkruar.

“AAK, e mirëpret aktgjykimin e  Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Konstatimi se Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [Barazia para Ligjit] , paragrafi 1, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III Të [Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve të tyre], është dëshmi e pamohueshme se Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çdo sugjerim apo kërkesë e Gjykatës Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ky subjekt në një komunikatë që e ka lëshuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here