Partia e Erdoganit në kërkim të aleatëve

0

Kryeministri i Turqisë dhe njëkohësisht kreu i partisë AK, Ahmet Davutoglu, deklaroi përpara përkrahësve të partisë së tij, pas publikimit të rezultateve, që ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet për qeverinë e re, e cila do drejtohet sërish nga ai.

“Vendimi i kombit është më i miri. Mos u bëni merak, ne nuk i përulemi asnjë pushteti tjetër përveç popullit”, tha Davutoglu pas mbledhjes së kryesisë drejtuese të Partisë për Zhvillim (AK). Kryeministri falënderoi elektoratin e tij.

Një aleat i mundshëm i AK-së, partia nacionaliste MHP ka arritur një rezultat të mirë, por Oktay Vural, kreu i së djathtës ekstreme deklaroi se, “është ende herët për të folur për koalicione. Këtë duhet ta vendosë AK”.

Burime diplomatike perëndimore bëjnë të ditur se, Erdogan preferon një aleancë me partinë kurde HDP, në mënyrë që të zgjidhë përfundimisht këtë proces paqeje të nisur nga presidenti.

Sipas të dhënave zyrtare që janë publikuar nga televizioni publik TRT, nga 99% të votave të numëruara janë këto rezultate: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK): 40.95 %. ose 259 deputetë nga 550 që ka gjithsej Parlamenti turk. Mazhoranca absolute është 275 deputetë. Partia Republikane e Popullit (CHP) ka marrë 25,15% me 132 deputetë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka marrë: 16,44% ose 82 deputetë. Ndërsa surpriza ka qenë partia kurde Partia Demokracia e Popujve (HDP): 12,78% e cila ka arritur të futet në Parlament dhe ka marrë 78 deputetë.

ahmet-davutoglu

/Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here