Parlamenti Evropian do liberalizimin e vizave, brengoset për emigrimin

0

Plot 212 amendamente ishin paraqitur në Raportin për Kosovën të përgatitur nga deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, dhe pas konsultimeve për 15 prej tyre u arrit pajtimi të jenë amendamente kompromisi.

Për këto, shkruan Koha Ditore, dhe amendamentet e tjera që nuk janë tërhequr nga propozuesit do të votohet të martën (sot) në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Para votimit, të hënën mbrëma, u zhvillua një debat rreth këtij raporti sikur edhe për raportet për disa vende të tjera të rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Sa i përket Kosovës, temat të cilat janë përmendur më së shumti në debat ishin kërkesa për njohjen e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur, kritikat për numrin tepër të vogël të grave të Qeverinë e Kosovës, kërkesat për hetime të thella ndaj EULEX-it për dyshimet për korrupsion dhe emigrimi në numër të madh i kosovarëve…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here