“Parlamenti do kthehet në binarët e Rregullores”

0

Kryeministri Edi Rama pas seancës së Kuvend deklaroi se ka ardhur koha që zbatohet me përpikëri rregullorja, duke e futur në shinat e duhura institucionin që ka për të detyrë të miratojë ligje dhe ajo ta kthejë aulën në një shesh mitingu. “Unë besoj dhe uroj që gjithçka po ndodh të sjellë edhe Parlamentin, më në fund, në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky Parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur. Të prodhojë ligjet dhe të shtyjë përpara reformat për të cilat ne jemi sot në krye të vendit. Unë kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë Parlamentin për mitingje, sepse praktikisht kemi pasur një pafundësi seancash të kthyera në mitingje brenda për brenda Parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përveç se vetëdegjenerimin e Parlamentit. E jam i bindur se pas kësaj Parlamenti duhet t’i kthehet plotësisht rregullores dhe gjithsecili në Parlament duhet të respektojë plotësisht rregulloren”, theksoi Rama. Sa i përket akuzave të Doshit, kreu i Ekzekutivit theksoi “duhet të presim me durim përfundimet e hetimit, sepse vetëm hetimi i plotë, i paanshëm dhe për çdo detaj i kësaj çështjeje do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku dhe do të mund të tregojë të vërtetën e gjithë kësaj telenovele të shëmtuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here