Parlamentari maqedonas Milloshevski i kënaqur me bregdetin shqiptar

0

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Antonio Milloshoski është bërë ikonë e reklamimit të bregdetit shqiptar. Në një foto që ka publikuar në profilin e tij në Fejsbuk Milloshoski shihet duke buzëqeshur dhe i shoqëruar me disa fëmijë të cilët sapo kanë dalë nga uji i detit, raporton Zhurnal.

Milloshoski i cili vjen nga radhët e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja si duket është tepër i kënaqur nga kushtet që i ofron bregdeti shqiptar për turistët. Ai në albumin e fotove që ka postuar në Fejsbuk ka shkruar “Deti i bukur, lamtumirë Ksamil”.

Ai ka qëndruar në Ksamil të Sarandës që gjendet në pjesën jugore të Shqipërisë. Ndërkohë, një pjesë e madhe e maqedonasve nga vendi udhëtojnë për në bregdetin shqiptar për shkak të kushteve të mira dhe çmimeve të volitshm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here