Parisi i shqetësuar nga dronët,tre gazetarë të huaj arrestohen

0

Tre gazetarë të shtëpisë televizive “Al Jazeera “, nga Katari janë arrestuar në Paris sepse kanë lëshuar një dron nga parku në kryeqytetit francez.

“Njëri ka operuar me dronin, tjetri e ka xhiruar ndërsa i treti e ka vështruar”, tha një burim nga gjykata për AFP-në.

Momentalisht nuk ka indikacione se tre gazetarët kanë lidhje me dronët e lëshuar para një dite në Paris.

Së paku pesë dronë janë lëshuar në mes të hënës dhe të martës në pjesën qendrore të Parisit, ka thënë një burim nga policia duke thënë se as ata nuk mund ta përcaktojnë operatorët e tyre.

Herët në mëngjes të martën një dron ishte parë pranë ambasadës Amerikane në Paris, pastaj pranë Kullës së Aifelit, sheshit Concorde dhe Muzeut Ushtarak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here