Paria e Malishevës në vizitë në Halmstad të Suedisë

0

Një delegacion i Komunës së Malishevës, i prirë nga kryetari Ragip Begaj dhe disa drejtorë komunal, po qëndrojnë në Halmstad të Suedisë, ka njoftuar sot Zyra për Informim e Komunës së Malishevës. Në kudër të vizitës, kryetari Begaj, është takuar me kryetarin e Halmstadit, Carl Fredrik Graf, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për integrimin e kosovarëve në institucionet suedeze. Begaj dhe Graf, kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë mes Malishevës dhe Hamstaldit, në të gjitha sferat e mundshme. Delegacioni nga Malisheva, sipas ZIP-it po qëndron në Suedi, me ftesë të shoqatave shqiptare në Suedi, me rastin e shënimit të tridhjetë vjetorit të shkollës shqipe në këtë shtet, ku mësues i parë ka qenë veprimtari nga Malisheva, Nuhi Mazreku. Kryetari Begaj, i dha dhënë një mirënjohje, Mazrrekut me emblemën e Komunës së Malishevës, për kontributin e tij në diasporë. Mbrëmë, delegacioni nga Malisheva, ka marrë pjesë në një program kulturo-artistik, me rastin e 30 vjetorit të shkollës së parë në gjuhën shqipe në Halmstad. Mësimet në atë shkollë kishin filluar me 2 nxënës, ndërsa sot aty i ndjekin mësimin në gjuhen shqipe 270 nxënës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here