Para 72 vjetëve u lind Jusuf Gërvalla

0

Më 1 tetor 1943 në afërsi të Pejës (Dubovik), lind Jusuf Gervalla. Ai studioi në Kosovë e Slloveni, punoi si gazetar në Prishtinë e Shkup, krijoi një lëvizje klandestine për çlirimin e Kosovës, por u detyrua të ikte nga vendi. Në vitin 1982, Gërvalla u vra nga persona të panjohur pranë shtepisë së tij në periferi të Shtutgardit, Gjermani. Nga të shtënat, krahas tij, mbetën të vrarë i vëllai Bardhosh Gërvalla dhe shoku i tij Kadri Zeka. Vrajsa e trefishtë, për të cilën dyshimet ranë mbi sigurimin jugosllav, shkaktoi zemërim mes shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë. Studiuesi Robert Elsie thotë se disa vëzhgues e cilësojnë këtë vrasje si pikë-nisjen e konfliktit të armatosur midis shqiptarëve dhe autoriteteve serbe në Kosove. Jusuf Gervalla ishte edhe shkrimtar e poet. Ja një fragment nga krijimtaria e tij:
SHTËPIA QË NDËRTOJ
“në një skutë do të ketë më shumë dritë
në tjetrën vend për shtratin dhe minjtë
një derë do ta ketë për në rrugën kryesore
një tjetër për kopshtin me lule të bardha
një verandë do ta ketë me një fuçi druri portokalli
do ta llogarisë këndin e diellit mbi dritare.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here