Para 25 vjetësh u hap faqja e parë e internetit në botë

0

I pari website i botës u krijua më 20 dhjetor 1990 nga Tim Barners-Lee, një shkencëtar në CERN, strukturë kërkimore në Zvicër.

Projekti u përdor për herë të parë vetëm brenda ekipit  nga shkencëtarët në CERN, ngase ideja fillestare ishte menduar për ta bërë më të lehtë komunikimin, por në gusht të vitit 1991 i gjithë serveri ishte i hapur për publikun apo për këdo që ka një lidhje interneti. Që nga atëherë rrjeti global (www) është rritur në një mjet nëpërmes të cilit komunikojnë më shumë se 3 miliardë njerëz dhe që prek pothuajse çdo gjë që bëjmë në jetën tonë të përditshme.

Faqja e internetit ishte më shumë si një udhëzues që shpjegon se çfarë është interneti dhe si të përdoret. Siç kishte shpjeguar Barners-Lee, fokusi ishte mbi fjalët dhe jo qartësinë grafike, sepse fjalët ishin më të rëndësishme.

Tani ka rreth 4 miliardë faqet e internetit dhe më pak se një miliard emra, por ato nuk janë aq të veçanta sa faqet që fillojnë të gjithë këtë. Motori i parë kërkimor i botës ishte “Aliweb”, i krijuar nga Martin Koster në CERN në vitin 1993, por kishte një jetëgjatësi relativisht të shkurtër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here