Papa premton heqjen e beqarisë së detyrueshme për priftërinjtë

0

Papa Françesku ka premtuar të gjejë një zgjidhje për beqarinë e detyrueshme të priftërinjëve, duke vënë në dukje se i duhet edhe pak kohë, ka shkruar “La Repubblica”. Ai ka tërhequr vëmendjen se beqaria për klerikët katolikë është vendosur pak më pak se njëmijë vjet më parë dhe se disa klerikë nga Lindja, me leje të Vatikanit, mund të kurorëzohen. “Ky është një problem, por jo më i madhi. Do të merr pak kohë, por gjithmonë ekziston një zgjidhje dhe do të përpiqemi ta gjejmë atë”, ka thënë Papa Françesku. Ai më heret e kishte refuzuar mundësinë e heqjes së beqarisë. Në intervistën për “La Repubblica”, Papa Françesku e ka dënuar dhunën seksuale ndaj fëmijëve, duke e quajtur atë si një “plagë” të Kishës Katolike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here