Papa Françsku ka gjasa të japë dorëheqje

0

 

Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të jep dorëheqje nga papati, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Benedicti. Papa i ka bërë këto komente për një televizion meksikan, në dyvjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

“Ndjej se papati im do të jetë i shkurtër. Katër ose pesë vjet, nuk e di, ndoshta edhe dy-tri”, ka thënë Papa Françesku.

Ai është zgjedhur më 13 mars të vitit 2013, duke u bërë latino-amerikani i parë që udhëheq Kishën Katolike. Ndryshe, posti i papës është i përjetshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here