Papa Françesku: Interneti, rrjetet sociale dhe mesazhet janë ‘dhuratë nga Zoti’

0

Papa Françesku i cili e ka pranuar të qenit ‘katastrofë’ kur është fjala për teknologji, tha se internet, rrjetet sociale dhe mesazhet ishin ‘dhuratë nga Zoti’ nëse përdoren me mençuri.

‘Email’t, mesazhet, rrjetet sociale dhe bisedat online mund të jenë forma plotësisht njerëzore të komunikimit’, tha Papa.

Tha se nuk është forma e komunikimit ajo e cila e determinon komunikimin, por zemra dhe mençuria e njeriut.

Komunikimi modern është një ‘dhuratë e Perëndisë e cila përfshinë një përgjegjësi të madhe”, tha ai.

Vitin e kaluar, 79 vjeçari i tha një vajze të re se turpërohej të tregonte se nuk di të përdorë një kompjuterë dhe se është ‘katastrofë’ me teknologjinë.

Ai gjithashtu kishte thënë se telefonat e mençur duhet të ndaloheshin nga darkat familjare dhe fëmijët nuk duhet të kenë kompjuterë në dhomat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here