Panucci shpërthen kundër gazetarit: I paedukatë! Qepe gojën kur flas unë

0

Konferenca e sotme trajnerit të kombëtares Christian Panucci është karakterizuar nga tensioni.

Tekniku italian tregoi hapur tensionin që “fle” brenda kampit kuqezi, teksa u përplas në një sërë replikash me gazetarët. Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur.

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

19 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here