Demi në stacionin e autobusëve në Kumanovë

0

Pas rastit të para një muaji, kur një dem kishte hyrë në ambientet e pikës së karburanteve “Luk oil” në magjistralen Kumanovë-Shkup, sot ka ndodhur edhe një rast i ngjashëm.

Rreth mesditës një dem kishte kaluar prej parkut të qytetit në drejtim të stacionit të autobusëve, ku për disa minuta nga tollovia e shkaktuar kishte krijuar panik tek pasagjerët prezent. Sigurisht edhe demi vet i trembur kishte filluar të vrapojë dhe kërcejë në ambientet e stacionit të autobusëve .

Pas 15 minutash të kaluara në Stacionin e autobusëve demi ishte kthyer prej nga ka ardhur.

Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë thonë se demi as nuk ka lënduar askend por as nuk ka shkaktuar dëme./TvFesta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here