Pandeli Majko solidariozohet me Kumanovën, nuk merr pjesë në fushatë

0

Pandeli Majko është i vetmi politikan i cili për shkak të luftës në Kumanovë ka braktisur aktivitetet politike duke u bërë kështu edhe një kundërshembull i të gjithë atyre që sot, që në mëngjes herët madje, u shpërndanë nëpër zonat elektorale. Ata as nuk e kanë përmendur Kumanovën por kanë ecur në vazhdën e batutave dhe “thumbave” ndaj njëri-tjetrit, në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit.“Sot nuk kam ndërmend të zhvilloj aktivitet. Situata në Kumanovë të Maqedonisë ka ndërprerë dëshirën për të bërë politikanin”, ka thën deputeti socialist, i cili gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri është vendosur në krah të kandidatit të PS-së për Tiranën, Erion Veliajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here