Pandeli Majko: “Rugova ishte tradhëtar aq sa Klosi luftoi me armë në dorë”

0

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se Ibrahim Rugova nuk ka qenë tradhëtar, siç ka dëgjuar ai që e ka prezantuar ish-Shefi i Shërbiit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi. Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se Rugova ishte tradhëtar po aq sa Klosi ka luftuar për Kosovën me armë në duar.

“Lexova ne media qe “veterani” i Luftes se Kosoves, Fatos Klosi ka fyer jo vetem Presidentin e nderuar Rugova. Qe Ibrahim Rugova te kete qene “tradhetar” i Kosoves, kjo eshte po aq e vertete sa Klosi te kete luftuar me arme ne dore.
Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet te pergatiten per Gjykaten Speciale Nderkombetare. Ajo do te gjykoje protagonistet e Luftes se shqiptareve. Kjo eshte padyshim nje ngjarje e rende. Te gjithe duhet te jemi ne krah te UCK, drejtuesve te saj dhe pastertise se kauzes se lirise se Kosoves per te cilet u flijuan heronjte e vertete te Kosoves. Sa me i percare qe te jete faktori shqiptar aq me e rende do te jete goditja. Kjo dhe te tjera, jane arsyeja qe mendoj se debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhetare” per Luften e Kosoves jane ne kohen dhe vendin me te keq per momentin qe kalon Kosova dhe shqiptaret ne rajon. Shpresoj te jete rastesi”, ka shkruar Majko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here