Panairi i librit në Prishtinë ndanë çmimet, për poezi e merr Xhevdet Bajraj

0

Poetit që jeton në Meksikë, Xhevdet Bajraj, i është ndarë çmimi për poezi nga Panairi i Librit në Prishtinë. Vendimet për çmimet e sivjetme të edicionit të 17-të të Panairit të Librit në Prishtinë i ka marrë juria në përbërje prej: Adem Gashit, Elvi Sidheri me kryetare, Ilire Zajmi. “Copa ime e qiellit”, ka qenë libri i Bajrajt, i cili është botuar për panair. Ndërkaq çmimi shkrimtari i vitit i është ndarë Roland Gjoza, ndërkaq, çmimi për shkrimtarin e vitit në letërsi të huaj i është ndarë, Patrick Modiano, çmimi për prozë Rexhep Murtez Shalës, çmimi për, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë Blendi Fevziut, çmimi për përkthim letrar Jorgji Doksanit dhe Anila Xhekaliut, çmimi për fëmijë Arif Demollit dhe çmimi i veçantë për shkrimtarin debutues për Gaverina Muzhaqin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here