Në Novi Sad shfaqet grafiti “Vdekje muslimanëve”

0

Në Novi Sad të Serbisë të martën janë shfaqur grafite me mesazhe të nxitjeje të urrejtjes ndaj muslimanëve, dhe kjo është konfirmuar edhe nga Bashkësia Islame e kësaj krahine të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugën Somborski bulevardi nr. 117 me mbishkrime cirilike është shkruar “Vdekje muslimanëve” dhe ndaj gjysmës së hënës dhe yllit është vendosur një vijë në shenjë kundërshtimi. Punëtorët e Gjelbërimit të qytetit kanë fotografuar grafitin, e kanë lyer dhe pastaj fotografitë i dërguan përfaqësuesve të Bashkësisë Islame.

Bashkësia Islame e Serbisë dhe e krahinës së Vojvodinës, ka shprehur shqetësim dhe dënoi ashpër mesazhe të tilla duke theksuar se me këtë bëhet thirrje për linçim të pjesëtarëve të këtij komuniteti fetar.

Kryeimami i Vojvodinës Muhamed ef. Zilkiç ka thënë për Anadolu Agency se sulmet ndaj besimtarëve muslimanë dhe objekteve të tyre në këtë qytet nuk ndodhin për të parën herë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here