PAMELA-Bukuria që vret

0

BEHAR GJOKA


Një vajzë e vogël në Kurbin u shua si një yll vetëm në moshën 7 vjeçare, pa arritur që të shijonte asgjë nga kjo botë jallane, botë e shpifur, mbushur dingas me horra… Ishte në klasën e pare, shokët e klasës nuk do të binden se ajo nuk do të vijë në shkollë… Iku, si shumë Pamela të tjera, që shuhen nga të ftohtit, nga mjerimi dhe varfëria. Iku përgjithmonë, për të mos u kthyer më… Iku si një meteor, që shuhet në momentin më të papërshtashëm, iku si një zog i trembur që as fole nuk kishte… Askush nuk sheh më, nuk dëgjon më, nuk ka kohë, se nuk ka tru as zemër… Sa pak kërkonte nga kjo botë e ndyrë, e pistë deri në marrëzi, një shtëpi për të futur kokën… Pa lekë, sa pak lekë, që të merrte shërbimin mjekësor… Askush nuk lëvizi… Shoqëri indiferente, e tredhur fund e majë, shkalafitur pas egosë e fitimit, pas shkëlqimit të rremë, pas famës me qenë Vip-rrip, njeri pa grimën e humanzimit… Njeriu pa e kuptuar, më duket se është bërë ujk… Një ujk që ha vetveten dhe tremb egërsirat… Pamela iku si një yll, që lëshon tinguj dhimcash që të jemi njerëz… Ku kemi kohë për një luks të tillë… Vrapo pas fitimit, luksit, pas famës, jeta shuhet e ju shkëlqeni në derrninë e ndragun të ku egërsira trembet nga njeriu-ujk… Njeriu pa shpirë, është si qeilli pa diellin dhe ajrin…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here