Palestina rikonfirmon:nuk e njohim Kosovën shtet

0

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha në një intervistë për BIRN-in se Palestina nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Ne kemi marrëdhënie të mira (me Kosovën), por ne nuk do të ndërhyjmë në konfliktet midis vendeve. Ne distancojmë veten dhe qëndrojnë larg nga të gjitha konfliktet, sepse ne nuk duam që të jemi këtu apo atje,” tha ai.

Presidenti palestinez tha se ishte i lumtur që i ofroi Kosovës “mbështetjen morale” të tij, por asgjë më shumë.

“Ata janë miq tanë, ata janë njerëzit tanë. Por, sepse ne kemi problemet tona, ne shpresojmë se ata do të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre, pa ndërhyrjen tonë,” tha Abbas në këtë intervistë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here