Pako të dyshimta pranë zyrës së kancelares Merkel

0

Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe disa të tjera në të njëjtën ndërtesë, janë mbyllur, pasi punonjës të sigurisë gjetën pako të dyshimta.

Mediat e huaja kanë publikuar foton e katër kutive postare me ngjyrë të verdhë, të hedhura në borë në afërsi të ndërtesës ku ndodhet zyra e kancelares, në Berlin. Policia ka ndaluar lëvizjet në afërsi  të ndërtesës deri në sqarimin e situatës.

“Po hetojmë për një pako të dyshimtë”, i tha një punonjës i policisë gjermane agjencisë së lajmeve “Reuters”, por pa specifikuar nëse planifikohej ndonjë shpërthim i kontrolluar i pakove të gjetura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here