“Pajtohen” krerët e KPK-së, kërkojnë nga presidentja përshpejtim maksimal rreth nominimit të kryeprokurorit të shtetit

0

Nuk dihet qka ka ndikuar por krerët e Këshillit Prokurorial të Kosovës të cilët dje e kishin hapur një “front” të gjerë kundër njëri tjetrit sot janë ofruar dhe kanë vendosur të vazhdojnë punën në këtë institucion skur të mos kishte ndodhur asgjë. Anëtaret e KPK-së, pas një takimi të mbajtur sot pa praninë e medieve, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të cilën para mediave e ka prezantuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh Kryetar i Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha.

Deklarata ka këtë përmbajtje:

1. Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës pajtohen që të vazhdohet puna e Këshillit Prokurorial dhe të mbahen mbledhjet e rregullta.
2. Këshilli Prokurorial i Kosovës i apelon Presidentes së Republikës së Kosovës për përshpejtimin maksimal të vendimit lidhur me nominimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
3. Në rast të mosdekretimit eventual, do të ndryshohet menaxhimi lidhur me procedurat eventuale të nominimit të Kryeprokurorit të ri.
4. Këshilli Prokurorial përkushtohet që të vazhdojë procesin e menaxhimit të Sistemit Prokurorial dhe angazhimet për rend dhe ligj.
5. Përderisa nuk vendoset lidhur me propozimin për nominimin nga ana e Presidentes apo ndonjë vendim tjetër, çështja e mandateve dhe vendosja lidhur me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryetarit të Këshillit Prokurorial, nuk do të shqyrtohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here