Pacolli thotë se Qeveria Mustafa s’ka njerëz që dinë për “Trepçën”.

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me rikthimin e “Trepçës” në pronësi të shtetit. Ai ka akuzuar qeverinë e sotme se e njëjta përbërje kishte bllokuar kohë më parë projektligjin për rikthimin e “Trepçës” në pronësi të shtetit për shkak të inateve urrejtjes patetike, siç thotë Pacolli, ndaj tij dhe AKR-së. Pacolli thotë se qeveria Mustafa nuk ka njerëz që dinë për “Trepçën”. “Siç e dini, projektligji për Trepçën, i punuar sipas rregullave të tregut që parashihej që Trepça të tërhiqet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe t’i kthehet në pronësi minatorëve të Trepçës (pronësi të Kosovës), kaloi nga qeveria e asokohe dhe mbeti në Kuvend për shkak se u bojkotua nga njerëzit te cilët sot qeverisin me Republikën e Kosovës. Janë të njëjtit individë që atëherë e bllokuan këtë projektligj, ata që sot flasin për Trepçën, derisa atëherë talleshin për shkak të inateve e urrejtjes patetike që kishin, në rend të parë, për mua personalisht dhe për AKR-në”, ka thënë Pacolli. Për të, atëherë ishte momenti shumë i duhur dhe ishin njerëzit e duhur, njerëzit e ekonomisë me shumë dituri e përvojë, me projekt praktik për të bërë Trepçën ndërmarrje multimiliardëshe. “Unë e di dhe ju garantoj qytetarëve të Kosovës se kjo qeveri, këta njerëz që sot flasin për Trepçën, nuk kanë as ide e as projekt për Trepçën. Ata vetëm flasin dhe nuk kanë ide si funksionon një ndërmarrje e tillë në ekonominë e lirë të tregut global. Ndoshta ata ende nuk e din se faktori ‘koha’ dhe ‘njeriu’ është shumë me rëndësi. ‘Gjërat përkryhen nga njerëzit e duhur në momentin e duhur’. Atëherë ishte momenti shumë i duhur dhe ishin njerëzit e duhur, njerëzit e ekonomisë me plot dituri e përvojë e më projekt praktikë në dorë”, ka thënë Pacolli. “Sot qeveria e Kosovës e ka detyrim me ju përmbajt projektligjit për Trepçën, për shkak të efekshmërisë ekonomike dhe strategjisë së zhvillimit ekonomik te vendit, ku unë dhe ministri Ismajli punuam vite me radhë. Nëse qeveria e Kosovës e shef të arsyeshme, ne mundemi të ju ndihmojmë në arritjen e synimeve (në implementimin e projektit) për Trepçën, pa asnjë kosto për qeverinë”, ka thënë Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here