Pacollin përplaset me ministrin e Jashtëm të Bosnjës rreth taksës

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron në Budvë të Malit të Zi, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6.

Por gjatë këtij takimi ka ndodhur një përplasje ndërmjet ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, si dhe atij të Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës dhe ju nuk i pranoni pasaportat e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se kjo taksë ka qenë veprim i domosdoshëm i Republikës së Kosovës si kundërpërgjigje ndaj dëmeve që këto dy vende i kanë shkaktuar shtetit tonë duke mos respektuar marrëveshjen e CEFTA-s.

Kjo përgjigje e Pacollit ka ardhur pasi Crnadak ka kritikuar Kosovën për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, duke theksuar se ky vendim i Kosovës është në kundërshtim me frymën integruese.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here